Ish i dashuri i këngëtares së njohur kosovare Dua Lipa, Isaac Carew ka nisur një lidhje të re dashurie me aktoren e ‘Game Of Thrones’, Nell Tiger Free.

Dua së fundmi tregoi se ishte tradhtia e Isaac që e frymëzoi dashurinë e saj për partnerin e saj aktual.

Edhe pse ata kishin gjashtë vite lidhje së bashku, mesa duket Carew nuk i intereson e kaluara, pasi tregoi se ai dhe Dua nuk flasin më, ndërsa pranoi se ka rënë në dashuri me aktoren e “Game Of Thrones’.

37-vjeçari dhe Nell Tiger u njohën me njëri-tjetrin javën e kaluar në Castillo de Ibiza.
Kujtojmë që Dua vetëm disa muaj më parë iu dha fund aludimeve të publikut, duke konfirmuar lidhjen me ish-të dashurin e këngëtrares shqiptare Rita Ora, Romain.


