Shefi i njohur i kuzhinës, Isaac Carew, ka vendosur që të ndryshojë pamje. Ish-i dashuri i këngëtares shqiptare, Dua Lipa, është kthyer në rrjetet sociale pas një periudhe jo të mirë shëndetësore.

Isaac ka postuar së fundmi një fotografi ku duket paksa ndryshe, pasi ka lënë mjekër. Ndjekësit e tij të shumtë e kanë pëlqyer këtë ndryshim dhe e kanë komplimentuar.

Kujtojmë se pas ndarjes nga Lipa, Carew ka kryer një ndërhyrje në shpinë dhe fansat e tij shprehen se Dua e ka lënë në momentin kur ai ia kishte nevojën më shumë.

Këngëtarja e famshme dhe Isaac i dhanë fund lidhjes së tyre 18 muaj pasi u rikthyen bashkë, ndërsa thuhet se ky ka qenë vendimi i këngëtares.


