Beatrix Ramosaj ka publikuar ditën e sotme në Instastory një mbishkrim kushtuar fansave të saj.

Ajo ka shprehur mirënjohje për të gjithë suportin që ata i kanë dhënë para dhe pas daljes nga “BBV”, duke treguar se kurrrë nuk kishte imagjinuar të tillë.

“Dashuria dhe suporti që fansat e mi më kanë dhënë është më e madhë se ajo që kisha imagjinuar.Kurrë në jetën time nuk kisha imagjinuar të kem një eksperiencë të tillë. Ju djema, jeni njerezit e mi të preferuar që më bëni çdo ditë të lumtur, jeni arsyeja që edhe unë mund t’i bëj njerëzit e tjerë të ndihen të lumtur siç ju bëni me mua. Realisht unë ju dua shumë të gjithëve, me gjithë zemrën time,…përgjithmonë”-janë fjalët e këngëtares dedikuar fansave të saj.


Ju rikujtojmë se nga dalja e “BBV” ajo dhe Donald Veshaj i dhanë fund lidhjes së tyre dhe ajo publikoi në Instastory një fotografi ku thoshte “no fake stories”, duke ju referuar historisë së saj.
Sakaq, dyshja nuk ndiqen më në rrjete sociale duke i “vënë kapak” një herë e mirë kësaj historie.



