Këngëtarja e njohur Ariana Grande pas ndarjes nga bashkëshroti i saj, Dalton Gomez ka rigjetur sërish dashurinë.

Sipas disa burimeve të afërt me artisten pohojnë për People se krijuesja e hitit “Thank U, Next” ka nisur një lidhje të re me aktorin e njohur Ethan Slater, i cili gjithashtu së fundmi i ka dhënë fund martesës me Lilly Jay.

Lajmet për romancën e re të dashurisë së Arianës me Slater filluan menjëherë pasi këngëtarja u nda nga Dalton.
“Ariana dhe Dalton u ndanë në janar ,” tha një burim për People. Ndërsa vazhdoi: “Ajo dhe Ethan kohët e fundit filluan të takoheshin, ndërsa dhe ai është ndarë nga gruaja e tij.”

© Panoramaplus.al

