Në vitin 2017, moderatorja Bora Zemani dhe Dj Vin Veli, i dhanë fund lidhjes së tyre. Ata vendosën që të mos flisnin rreth shkakut që çoi në ndarjen e tyre, e më pas secili vazhdoi jetën e tij.

Prej disa kohësh, Bora përflitet se është në një lidhje me aktorin Donald Veshaj, madje ata prezantojnë edhe një emision bashkë.
Ndërsa përsa i përket Vin Velit, DJ ka preferuar që jetën e tij personale ta mbajë larg vëmendjes së mediave, megjithatë së fundmi ka bërë një përjashtim.

Në një intetvistë për “Bordo.al” ai ka refuzuar të flasë për çështjet e zemrës, megjithatë ka zbuluar një detaj shumë të rëndësishëm. Vin Veli ka treguar se historinë e dashurisë do e bëjë publike vetëm kur të martohet.
“Për momentin nuk dua të bëj asnjë koment rreth çështjeve të zemrës (Qesh) Publike do ta bëj vetëm kur të martohem (Qesh)! Përpos asaj idesë shpesh të gabuar që është krijuar për Dj, unë personalisht nuk e kam parë profesionin tim si një mekanizëm që tërheq femrat, aq me tepër t’i vë dhe kritere”, shprehet Vin Veli.
Kujtojmë se nga bashkëjetesa me moderatoren e njohur ai ka edhe një vogëlush, i cili është personi më i rëndësishëm për të.
© Panoramaplus.al
