6 Korrik, 2021

Pas ndarjes nga Andi Artani, ish-konkurrentja e “Për’puthen” nis një romancë të re! Zbulon edhe raportin që ka me Alesandro Mehmetin


Pas ndarjes së zhurmshme me Andi Artanin, ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Jasmin Kadriu, ka nisur një romancë të re.

jasmin kadriu (6)

Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo në llogarinë e saj në Instagram.

jasmin kadriu (3)

Jasmina realizoi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, ku ndër të tjera u pyet: “A e ke të dashurin person publik apo jo?”.

jasmin kadriu (12)

Kadriu u përgjigj shkurt “anonim”, duke mos dhënë detaje të tjera për personin që i ka vjedhur zemrën.

jasmin kadriu (10)

Kohët e fundit, në rrjet u aludua se ish-konkurrentja kishte nisur një lidhje të re me një tjetër ish-konkurrent të programit të dashurisë, Alesandron.

jasmin kadriu (2)

Ata udhëtuan bashkë me nënën e Jasminës drejt Turqisë ku kaluan disa ditë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

jasmin kadriu (4)

E pyetur nëse ka diçka mes tyre, Jasmina tha: “Nuk ka asgjë përveçse respektin dhe dashurinë time për personin që është edhe më vjen shumë keq që ju nuk njihni as 1 % të atij djali, se është flori!”.

jasmin kadriu (8)

Ndërkohë, përsa i përket marrëdhënies me Andi Artanin, dyshja ka shkëputur çdo lloj lidhjeje dhe tashmë kanë vazhduar rrugët e tyre të ndarë.

jasmin kadriu (7)

Sipas Andit shkak për ndërprerjen e njohjes me Kadriun u bë xhelozia e saj e tepërt dhe pa shkak, sidomos pas pjesëmarrjes së tij në videoklipin e këngëtares, Melinda Ademi.

jasmin kadriu (1)

© Panoramaplus.al