Arsim Abduli, ish-konkurrenti i “Për’puthen” ka deklaruar se është në një lidhje romantike me një vajzë të panjohur për publikun.

Ai tha se vajza që i ka vjedhur zemrën nuk kishte dijeni për pjesëmarrjen e tij në programin e dashurisë dhe se janë njohur shumë kohë pasi Arsimi kishte dalë nga “Për’puthen”.
Ndër të tjera, ai zbuloi se partnerja e tij është nga Maqedonia dhe nga Kosova, si dhe moshën e vajzës, duke u shprehur: “i ka 21 vjet”.

Abduli tha se e dashura e tij jeton në Gjenevë dhe se janë shumë të lumtur me njëri-tjetrin.
Arsimi është baba i një djali dhe prej vitesh jeton në Zvicër, për shkak edhe të anës profesionale.
Ai u përfol shumë pas daljes nga programi i dashurisë për shkak të lidhjes me Ana Lleshin, që zgjati shumë pak.

Kjo sepse ish-konkurrentja ishte shumë xheloze dhe kërkonte vëmendje të tepruar në çdo moment, ndërkohë Arsimi tregoi se për të kjo ishte e pamundur sepse i duhej të merrej edhe me punë të tjera.
© Panoramaplus.al
