Pas ndarjes nga këngëtarja, Morena Taraku, duket se miliarderi iranian është marrosur pas modeles së njohur shqiptare, Vildane Zeneli.

Sasha është mjaft aktiv në profilin e tij në “Instagram”, ku publikon foto e video nga jeta e tij luksoze. Gjithashtu Sasha Sobhani oston edhe pamje ku shfaqet me femra mjaft seksi.

Por së fundmi Sasha ka publikuar në “Instastory” një foto ku shfaqet modelja Zeneli e veshur mjaft seksi. Ndërkohë në të Sobhani ka mbivendosur një emoji të zjarrit duke lënë kështu të nënkuptohet se ai është i “fiksuar keq” me të.


