4 Shkurt, 2019

Pas ndarjes me miliarderin iranian, Morena Taraku zbulon lidhjen e re


Pas ndarjes së bujshme me miliarderin iranian, Sasha Sobhani, këngëtarja e njohur Morena Taraku duket se ka gjetur dashurinë e re.

Në “Instastory” ajo ka publikuar një fotografi ku shfaq interesin e saj për të gjetur një dhuratë për të dashurin e  me rastin e Shën Valentinit.

“Ndërkohë që 14 shkurti po vjen, unë…”, shkruan  Morena në postimin e saj, ku duket se po kërkon në “Google” për “dhuratat më të mira e të shtrenjta për të dashurin”.

Ndërkohë vitin e kaluar Taraku u përfol për lidhjen e saj me miliarderin iranian, Sasha Sobhani, që nuk zgjati shumë dhe që pas ndarjes nisën deklarata thumbuese kundrejt njëri-tjetrit.

Por lidhur me marrëdhënien e re, Morena nuk ka zbuluar asnjë detaj tjetër duke e lënë enigmë personin që kah në krah.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al