Ish-banori i “Big Brother VIP 2”, Krist Dragot, ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “Pushime on Top” në “Top Channel”, ai e mbyll “kapitullin” e aludimeve nëse është apo jo në lidhje me Dea Mishel Hoxhën.

Kristi e ka quajtur atë “shok” e madje shpreh habi se përse njerëzit aluduan se mes tyre kishte diçka më shumë se miqësi. Gjatë kësaj interviste, ai tha se nëse do kishte pasur pëlqim mes tyre, do ishte zhvilluar.

“Dea është një shok shumë i mirë. Është një shok i mirë se kemi disa mendime miqësore, mënyra sesi mendojmë. Më tepër nuk kishte, se po të kishte do të kishim kohë ta zhvillonim dhe brenda dhe jashtë e nuk do kishim frikë ta tregonim se në fund të fundit dy njerëz simpatikë janë, nuk ka turp. Nuk e kuptoj se pse kanë aluduar njerëzit, por nuk ka ndodhur gjë”, mbyll fjalinë e tij për këtë çështje.

Por teksa me Dean e sqaroi njëherë e mirë marrëdhënien, ende pa u zbuluar mbetet raporti që ai ka me Jorin. Pas disa deklaratave sporadike në media, duket se gjithçka u bë publike në emisionin “Kepi i VIP-ave”.

Ronaldo Sharka duket se ka nxjerrë “zbuluar” Krist Aliajn, pasi ky i fundit i ka dërguar mesazhe erotike Jori Dellit. Gjatë episodit të “Kepit të Vipave”, moderatori, modelja dhe Keisi Medini me të cilën ish-banori i BBVIP pati një romancë që nuk zgjati shumë gjatë spektaklit, kanë diskutuar rreth kësaj çështjeje, ku këngëtarja ka mbetur e shokuar.

Keisi e ka konsideruar të shpifur faktin që mes shumë vajzave, ish-partneri i saj ka ngacmuar pikërisht shoqen e saj të ngushtë, Jorin. Të njëjtën mendim ndante dhe modelja, e cila shprehej se ia kishte bërë të qartë Kristit që mes tyre nuk mund të kishte asgjë më shumë se miqësi. Sakaq, Keisi u shpreh se “Kristi do të duket që i kap të gjitha, por ndërkohë nuk kap asnjërën”.
© Panoramaplus.al
