16 Nëntor, 2021

Pas më shumë se një muaji në “Big Brother VIP”, Donaldi surprizohet nga vëllai i tij binjak. Ja si reagoi aktori


Pas më shumë se një muaji në shtëpinë “Big Brother VIP”, Donaldi është surprizuar sot nga vëllai i tij binjak, Romeo Veshaj.

donald veshaj, romeo veshaj (3)

Aktori kishte menduar që me anën e një parashute, mbi të cilën ishte shkruajtur emri i Donaldit, ti jepte zemër të vëllait për të vazhduar këtë rrugëtim. Kur këngëtari doli në oborr dhe pa parashutën, i tha banorëve të tjerë se kishte parandjerë që do t’i ndodhte diçka e bukur.

donald veshaj, romeo veshaj (1)

Sot para dy orësh e kam ndjerë që do më ndodhte diçka. Mua zoti më do shumë. Kam një vëlla të mrekullueshëm. Më mungon shumë.”,- tha i përlotur Donaldi.\

Pas kësaj surprize, ka reaguar edhe moderatorja Bora Zemani. Ajo ka ripostuar momentin kur Romeo ka ngritur parashutën me emrin e Donaldit dhe ka etiketuar vëllain binjak të tij, si dhe Marion, që është vëllai tjetër i tyre.

donaldi

Deri më tani aktori nuk kishte marrë asnjë surprizë nga të afërmit e tij. Edhe takimi me Bora Zemanin ishte diçka e papritur, sepse moderatorja kishte hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP” për të mbështetur shoqen e saj të ngushtë, Semi Jaupajn.

Donaldi dhe Bora shkëmbyen një puthje në buzë për herë të parë para të gjithë shqiptarëve dhe vendosën që do të diskutojnë edhe njëherë për marëdhënien e tyre, pasi aktori të dalë jashtë këtij reality show.

donald veshaj, bora zemani (5) donald veshaj, bora zemani (2) bora zemani, donald veshaj (2) semi jaupaj, donald veshaj, ilir shaqiri, monika lubonja (4) donald veshaj BORA ZEMANI, SEMI JAUPAJ, DONALD VESHAJ (2) BORA ZEMANI, SEMI JAUPAJ, DONALD VESHAJ (1) donald veshaj1 donald veshaj2 romeo veshaj, donald veshaj (9) romeo veshaj, donald veshaj (8)

© Panoramaplus.al