Hennifer Lopez dhe Ben Affleck u martuan në një ceremoni sekrete të dielën në Las Vegas.

“Ne ia dolëm. Dashuria është e bukur. Dashuria është e mirë. Dhe rezulton se dashuria është e durueshme. 20 vjet durim”, ishte deklarata e Jennifer Lopez në faqen e saj “On the JLO”
Sipas JLo, ajo dhe Affleck fluturuan në Las Vegas për të nënshkruar marrëveshjen në ‘Little White Chapel’. Këngëtarja ndau disa foto të fustanit të saj të nusërisë dhe zbuloi entuziazmin e saj për martesën me jetën e Ben Affleck.
“Ne jemi shumë mirënjohës që kemi me bollëk, një familje të re të mrekullueshme me pesë fëmijë të mrekullueshëm dhe një jetë që nuk kemi pasur kurrë më shumë arsye për ta pritur me padurim,“-u shpreh Jennifer Lynn Affleck.

Nga ana tjetër ish i fejuari i artistes Alex Rodrguez ka ‘thyer’ heshtjen për martesës së JLO me aktorin. Ai u rishfaq në mediat sociale, duke injoruar faktin që dyshja u martuan gjatë fundjavës.
Alex ngarkoi një video në Instagram nga në një vend pa lokacion duke u kërkuar ndjekësve të tij të gjenin se cilin vend po vizitonte.
View this post on Instagram
Një burim i afërt i Alex Rodriguez zbuloi për US Weekly “ai është i lumtur për yllin dhe i lumtur që ajo është me personin me të cilin është destinuar të jetë.”
Ditë përpara se Affleck dhe Lopez të martoheshin, Rodriguez ishte i ftuar në podkastin e ‘The Martha Stewart’. Ai nuk shfaqi asnjë lloj pendese për marrëdhënien e tij me Jennifer Lopez, madje e komplimentoi për gruan që është.

“Ja çfarë do t’ju tregoj për Jennifer-in, dhe po u thosha disa kolegëve të mi këtu një ditë më parë: Ajo është njeriu më i talentuar që kam qenë ndonjëherë, punëtorja më e madhe,” tha A-Rod.
“Dhe unë mendoj se ajo është interpretuesja më e madhe, interpretuesja më e mire live, në botën e sotme që është gjallë.”

Ish- sportisti dhe Lopez ishin në lidhje që nga viti 2017, dhe u fejuan në mars 2019. Megjithatë, çifti u nda në vitin 2021, duke njoftuar se ata ishin “më mirë si miq” dhe “vazhduan të mbështesin njëri-tjetrin” në bizneset dhe projektet e tyre.



