Egla Harxhi i ka dhënë fund marrëdhënies me fotografin e njohur Aleksander de Basseville, i ashtëquajturi Princi i Libofshës.
Këtë e ka bërë të ditur vet Egla, e cila në një intervistë për revistën “Story” ka zbuluar se nuk ka të bëjë më fare me Aleksandrin.
“S’kam më të bëj fare me Alen në asnjë formë. Tashmë jemi të ndarë, dhe jeta ime personale nuk është më publike.
Pra e kam mbyllur me jetën publike, e po fokusohem kryesisht tek im bir, dhe te studio e arkitekturës me projekte në Shqipëri dhe jashtë saj”, u shpreh Egla. Kujtojmë se Egla ka një djalë me fotografin, i cili quhet Lucifer.
Disa ditë më parë, Aleksandri u kap nga “Paparazzi” i “Panorama” në shoqërinë e Alesias, vajzën me të cilën ai dhe Egla ishin në një lidhje treshe.




