20 Dhjetor, 2018

Pas lindjes së Hanës, Mozzik zbulon si dukej Loredana me barkun e rrumbullakosur (FOTO)


Kanë kaluar dy ditë që reperi Mozzik dhe partnerja e tij, Loredana Zefi janë bërë prindër për herë të parë. Ata kanë një vajzë që i vendosin emrin Hana.

Çifti fillimisht e mbajti të fshehtë lajmin e shtatzënisë, por me ardhjen në jetë të vogëlushes, Mozzik e Loredana ndajnë me fansat e tyre foto të ëmbla të Hanës.

Madje ata kanë vendosur që të hapin edhe një llogari në emrin e saj në rrjetin sociale “Instagram”, ku ka mbledhur plot 147 mijë ndjekës.

Ndërkohë pas lindjes së vajzës, çifti ka vendosur që të ndaj me fansat gjithçka. Së fundmi reperi ka publikuar një foto të Loredanës me barkun e rrumbullakosur.

Kjo është fotografia e parë e Loredanës që shfaqet me barkun e fryrë, teksa pozon së bashku me Mozzik para pasqyrës. “Mama e lumtur, baba i lumtur. Ja dolëm”,  shkruan Mozzik bashkëngjitur me foton.

 

Panorama Plus

© Panoramaplus.al