Moderatoja e njohur, Ori Nebijaj nuk do të jetë më pjesë e emisionit “Wake Up”. Ajo u largua që të bëhet pjesë e një tjetër programi veror, “Pushime On Top”.
Kolegu dhe miku i saj, Isli Islami e përcolli atë duke i bërë një dedikim në profilin e “Instagram”-it. “E përcollëm këtë yllin për “Pushime on Top”. Suksese ❤️”, shkruante ai krahas fotos ku shfaqeshin të dy bashkë.

Pas largimit të Orit, të gjithë pyetën se kush do të jetë ajo/ai që do e zëvendësojë?
Ditën e sotme të gjithë u surprizuan kur në krah të Islit, u shfaq aktorja e njohur, Zamira Kita. Ajo e shoqëroi moderatorin për dy orët e plota të transmetimit.

Ende nuk dihet nëse Zamira do ta shoqërojë Islin në ditët në vazhdim, por duhet thënë se ishin një dyshe e këndshme.
Nuk e dimë nëse ajo do të jetë pjesë e programit për ditët në vazhdim, e megjithatë na duhet të themi se dukeshin një dyshe e këndshme me Islin.
© Panoramaplus.al

