Prej disa ditësh po përflitet për ndarjen e bujshme të reperit Stresi me ish-bashkëshorten e tij, Keisi. Nga postimet e ndryshme në profilet e tyre në rrjetet sociale, ata herë pas here thumbojnë njëri-tjetrin.

Dy ditë më parë, Keisi u largua nga Shqipëria dhe shkoi në Kanada. Pas largimit të saj, Stresi ka publikuar në “Instastory” një foto dhe mbi të lë shkrimin thumbues.

“Unë jam unik. S’më harron dot”, ka shkruar reperi në foton e tij në gjuhën frënge.

Ndërkohë teksa të gjithë po prisnin dasmën e tyre për të cilin Stresi foli shumë, erdhi lajmi se planet e tyre janë prishur dhe secili ka marrë rrugë të ndryshme.
Por lidhur me këto lajme, deri tani as Stresi dhe as Keisi nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë.
© Panoramaplus.al
