4 Dhjetor, 2018

Pas largimit të Eneda Tarifës, ja këngëtarja e famshme që do e zëvendësojë në “The Voice Kids”


Një ditë më parë, këngëtarja e njohur Eneda Tarifa lajmëroi se nuk do të ishte pjesë e jurisë së “The Voice Kids 3”.

Nëpërmjet një postimi në profilin e saj në profilin e saj në “Instagram”, Eneda tregonte se për shkak të angazhimeve personale, nuk mund të ishte pjesë e këtij edicioni të “The Voice Kids”.

Duke u uruar suksese miqve të saj të jurisë, ajo e la të hapur vendin për një tjetër këngëtare të suksesshme. “Anabel.al” shkruan se Arilena Ara do të jetë pjesëtarja e re e jurisë në “The Voice Kids”.

Arilena, edhe pse e re në moshë, ajo ka treguar talent të madh dhe ka korrur sukses të jashtëzakonshëm.

Ndërkohë pritet që  “The Voice Kids” të startojë në janar të vitit 2019 dhe Miriam Cani, Aleksandër Gjoka & Renis Gjoka, tanimë edhe Arilena Ara do të vlerësojnë talentet e reja në muzikë.

© Panoramaplus.al