Këngëtarja e njohur, Kida, ka paralajmëruar fansat e saj se shumë shpejt do të sjellë në treg, projektin më të ri.

Pas largimit nga kompania e menaxhimit nga “On Records”, Kida ka publikuar në profilin e saj në “Instagram”, foto apo video ku shkruante “së shpejti”.

Ndërkohë një ditë më parë, këngëtarja zbuloi se rikthimi i saj në muzikë si artiste e pavarur do të jetë një bashkëpunim me një prej reperëve më të njohu, Lyrical Son.

Këngëtarja postoi në Instagram pamje nga klipi i ri, ku shfaqet e veshur me një fustan të kuq bashkë me Lyrical-in. Kënga quhet “Deja Vu”.
© Panoramaplus.al
