Dy ditë më parë u përhap lajmi se velina e “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella do të largohet nga emisioni në mes të sezonit.

“Xing.al” zbuloi se shkak është bërë një konflikt i Kejvinës me Ermal Mamaqin, konflikt i cili ka nisur për shkak se velina nuk ka marrë vëmendjen e duhur dhe dedikimin e duhur nga moderatori.

Ndërkohë largimin e Kejvinës e vërteton edhe video promo e puntatës së të shtunës. Në videon e publikuar nga Ermali në “Instagram”, velina shfaqet duke qarë.
View this post on Instagram
Neser kemi lot,edhe nga të qeshurat,edhe nga të qarat. @gridadumaal @kejvina_kthella
Deri më tani nuk dihet për çfarë bëhet fjalë, por në një postim më herët në “Instastory” ajo është shprehur se do ta shpjegojë arsyen e largimit.


