Një ditë më parë, këngëtarja Morena Taraku publikoi në “Instastory” një foto ku tregonte një unazë me diamant gjigand në gishtin e fejesës.

“Thash po” shkruante krahas fotos, duke bërë kështu që fansat të dyshojnë se së shpejti do të martohet, por pa zbuluar se kush është partneri i saj.

Pas këtij postimi ka reaguar ish-i dashuri i saj, miliarderi iranian Sasha Sobhani, me të cilin u nda në qershor të vitit të kaluar.

Ndarja e tyre e bujshme ishte për një kohë të gjatë në qendër të vëmendjes, duke qenë se ata bënin vazhdimisht deklarata provokuese për njëri-tjetrin edhe për disa muaj më vonë.
Ndërkohë në postimin e tij, Sasha zbulon se po shijon jetën me një tjetër femër. Dje ai ka postuar në “Instagram” një foto provokuese me një vajzë nudo, e cila mbulon pjesët intime me një pjatë me fruta.

Ndërsa mëngjesin e sotëm ai ka postuar në “Instastory” një vajzë të shtrirë në shtrat ndërsa në sfond duket Kulla Eiffel.

Nuk dihet nëse këto postime janë për Morenën, e cila nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me këto postime.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
