5 Qershor, 2022

Pas lajmit se është shtatzanë, Ilda Bejleri publikon foton e parë me barkun e rrumbullakosur


Moderatorja e njohur Ilda Bejleri është në pritje të ëmbël. “Panoram Plus” zbuloi lajmin se Ilda ishte shtatzanë disa javë më parë. Ajo  është shkëputur nga ekrani, duke u fokusuar kështu te kjo fazë në jetën e saj.

Ndonëse është munduar që këtë lajm ta mbajë sa më sekret nga publiku, Ilda më në fund ka postuar foton e parë në Instagram ku shfaq barkun e saj të rrumbullakosur. Postimi ka marrë urime dhe komente të shumta pozitive nga  miqtë dhe ndjekësit e saj.

Burime pranë saj na kanë bërë me dije se Ilda dhe partneri i saj janë në pritje të një vajze, që do të vijë në jetë pas rreth 4 muajsh.

Aktualisht Ilda po vijon aktivitetin e saj normal në biznes, por edhe në jetën e saj duke shijuar edhe shtatzënësisë e saj. Nga ajo që kemi mundur të mësojmë si Ilda dhe partneri i saj mezi po presin mbërritjen e vogëlushes së tyre, për të plotësuar kështu familjen.

Ndërkohë, përveç shtatzënisë, Ilda nuk ka zbuluar ende asnjë detaj për partnerin e saj, duke zgjedhur ta shijojë në privatësi lidhjen që e mban sekrete prej kohësh. Megjithatë, po të njëjtat burime bëjnë me dije se Ilda prej vitesh po shijon një romancë me një biznesmen, i cili nuk ka lidhje me botën e medias. Kjo është edhe arsyeja përse ajo ka zgjedhur ta ruajë nga sytë e publikut.

© Panoramaplus.al