3 Gusht, 2023

Pas lajmeve se janë në një lidhje, Tom Brady feston ditëlindjen pa Irina Shayk. Ja arsyeja e veçantë pse legjenda e NFL mori këtë vendim


Prej kohësh në rrjet po përfolet se Tom Brady ka nisur një romancë dashurie me modelen e njohur Irina Shayk.

Megjithatë modelja dhe legjenda e NFL nuk ka ta festojnë së bashku ditëlindjen e këtij të fundit.

Sipas një raporti të US Weekly, sot është një ditë shumë e veçantë për Bradyn pasi ai feston ditëlindjen, ndërsa në këtë ditë kaq speciale për të ai do ta kalojë me fëmijët e tij dhe jo me Irinën.

Sipas burimit, Brady këtë ditë kaq të veçantë do ta festojë në një safari në Afrikë dhe do të fokusohet vetëm tek fëmijët e tij.

Ai do ta kalojë ditëlindjen me dashuritë e jetës së tij, fëmijët,” tha një burim i brendshëm për Us Weekly. “Brady udhëtoi në Afrikë dhe këtë ditë kaq të veçantë për të ai do ta festojë me ta.”

Vetëm një javë pasi u pa duke u afruar me Shayk në Los Anxhelos, Brady ndau me 14 milionë ndjekësit e tij në Instagram aventurat e tij në Afrikë së bashku me vajzën e tij 10-vjeçare, Vivian Lake.

 

© Panoramaplus.al