Rebel Wilson ka mohuar lajmin se është fejuar me partneren e saj Ramona Agruma nëpërmjet një postimi InstaStory.

Aktorja e ‘Pitch Perfect’ i është përgjigjur pretendimeve në rrjetet sociale teksa ka ndarë një foto të çiftit së bashku në Disneyland në Kaliforni.
Rebel shkroi: “Faleminderit për urimet, por ne NUK jemi fejuar”.
Gazeta Neë York Post kishte raportuar se Rebel kishte folur për fejesën e saj në festën e ‘Halloween’ të George Clooney.

Një burim tha: “Ato po u tregonin të gjithëve se sa të emocionuara ishin për t’u fejesën!”
Një burim i brendshëm kishte pohuar se Rebel ishte “shumë e lumtur” që po martohej me Ramona dhe burimi tregoi se dyshja kishin blerë dy unaza diamanti që përputhen me njëra-tjetrën.


42 vjeçarja, filloi të takohej me biznesmenen në prill dhe zbuloi publikisht romancën rreth dy muaj më vonë.
Ajo shkroi në Instagram: “Mendova se po kërkoja një Princ Disney… por ndoshta ajo që më duhej vërtet gjatë gjithë kësaj kohe ishte një Princeshë Disney #loveislove”.
© Panoramaplus.al
