Eli Fara dhe vajza e saj, Marina, kanë vendosur që pushimet verore këtë vit t’i kalojnë bashkë. Nënë e bijë kanë pozuar të veshura me bikini, duke tërhequr kështu vëmendjen e të gjithëve me linjat trupore, pasi duken të dyja në super formë.

Marina ka ndarë së fundmi me ndjekësit në “Instagram” disa imazhe shumë “hot”, teksa shfaqet duke u larë në pishinë. E bija e këngëtares së njohur nuk ka pasur aspak nevojë që të shkruajë diçka bashkëngjitur me pozat, pasi kanë qenë vetë fansat ata që kanë “shfrenuar” fantazinë me komentet e tyre.

Marina shfaqet e mbështetur buzë pishinës, teksa në plan të parë vë të pasmet e tonifikuara, që shumë vajza mund t’i kenë zili. Ajo shihet e veshur me bikini në ngjyrë jeshile me printe leopardi në ngjyrë të zezë dhe rozë.
Flokët i ka lënë të lëshuara dhe ka bërë make up për të theksuar tiparet e fytyrës.

Duket se edhe Eli ka vendosur që pas zhurmës së krijuar për shkak të akuzave se ajo ka qenë e punësuar si drejtoreshë e Përgjithshme për Ngrohjen Globale në Ministrinë e Mjedisit, të kalojë disa ditë pushimi me Marinën. Në një foto tjetër, ato shihen duke pozuar krah njëra-tjetrës, teksa luajnë një lojë shah.

“Mbretëresha ime”, shkroi Marina krahas imazhit, duke i bërë kështu një dedikim të bukur të ëmës.

Pas akuzave që u bënë ndaj këngëtares, ajo ka reaguar disa herë, duke sqaruar se nuk ka “firmosur kurrë në asnjë border si drejtoreshë” dhe se udhëtimet i ka bërë vetëm për koncerte, por sihurisht me paratë e saj.

Mes komenteve të shumta që Eli Fara mori në rrjete sociale, atë e ka tërhequr njëri prej tyre, ku një ndjekëse i shkruante: “Mos ta ndjejë për këto barbone e barbona… Ke qenë e punësume, ke marrë rrogën si gjithë të tjerët dhe kush do me hongër m*t, le të hajë. Më fal për shprehjen”.

Ndërkohë, Eli i ka kthyer përgjigje ndjekëses, duke sqaruar edhe një herë se nuk ka qenë e punësuar.
“Nuk kam qenë e punësuar dhe nuk kam marrë asnjë rrogë, këtu është problemi!!! Kanë shkalluar njerëzit!!!”, shkroi këngëtarja.



