21 Gusht, 2022

Pas lajmeve për martesë, Monika Lubonja shfaqet sërish vetëm/ Loja me dasmën në rrjetet sociale pasi ‘mbeti’ jashtë televizionit


U përfol se i ka dhënë fund beqarisë, por Monika Lubonja vazhdon ende të shfaqet vetëm, pa një partner në krah. Aktorja është fotografuar nga paparaci ynë duke shëtitur rrugëve të Tiranës apo duke pritur radhën për në bankomat krejtësisht vetëm. Si gjithmonë, Lubonja shfaqet në superformë dhe plot stil në daljet e saj.

Por ajo që dukej si një lajm i mirë nga aktorja e njohur, në fakt ishte thjesht një fushatë publicitare dhe pak zhurmë mediatike për ish-banoren e “Big Brother”. Tabloja e përditshme e saj është kjo që paparaci ynë sjell për lexuesit. Në dy dalje të saj të ndryshme, ajo shfaqet krejtësisht e vetme, madje duke mos u shqetësuar për sytë e kureshtarëve që e ndjekin.

Në të përditshmen e saj, aktorja e njohur është krejt ndryshe nga sa jemi mësuar ta shikojmë në ekran. Pa makeup, pa veshjet chic, aktorja duket se është si çdonjëra nga ne që angazhimet e saj i përmbyll fare thjesht, veshur sport dhe pa tualet. Monika u përfol se shumë shpejt do t’i jepte fund beqarisë dhe do të kurorëzonte dashurinë në martesë, madje thuhej se aktorja ishte shumë e lumtur.

E gjitha u zbulua nga një video në “TikTok” të publikuar nga Monika Lubonja. Në videon e publikuar aktorja shfaqet e veshur me të bardha duke kërcyer me disa lule në dorë. “Po e provoj përsëri”, shkroi aktorja krahas videos. Menjëherë, në rrjet nisën dyshimet se aktorja mund të jetë martuar apo në prag martese, madje edhe ndjekësit e kanë pyetur nëse ka ndonjë dasmë së shpejti.

Por aktorja ka vendosur të reagojë, pikërisht në seksionin e komenteve të videos së saj në “TikTok”. “Moos”, i ka shkruar një ndjekës Monikës, e cila i është përgjigjur “Ehh…”, duke i bashkangjitur dhe disa emoji me duar në kokë. Kështu, Monika ka reaguar në formë shakaje, pa dhënë një konfirmim konkret.

Ndërsa komentit ku ndjekësja e pyet “Dasmë?”, Monika nuk i është përgjigjur. Ajo shquhet për gjuhën e zhdërvjellët në rrjetet sociale, por këtë herë Monika Lubonja ka folur pa doreza. Aktorja ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit ku ka zbuluar shumëçka nga jeta personale. Nëse të tjerë do t’i shmangnin pyetjet rreth seksit, Monika ka zgjedhur t’u përgjigjet në mënyrë shumë sportive.

“A të pëlqen seksi i mëngjesit apo në darkë”, pyet një ndjekës. Monika nuk ka zgjedhur asnjërën nga alternativat duke u shprehur: “Në drekë”. Me sa duket, ky bashkëbisedim u është kushtuar pyetjeve provokuese.

“Si i mban linjat kaq seksi, ushqehesh shëndetshëm apo bën seks rregullisht”, shkruan një tjetër fans i aktores. Nëse mendoni se Monika e ka anashkaluar këtë pyetje, gaboheni. “Bëj seks të shëndetshëm dhe pak ushqim”, është shprehur pa hezituar Lubonja. Mes të tjerash, aktorja nuk ka ngurruar të ironizojë prishjen e miqësisë mes Ilir Shaqirit dhe Sabianit.

E pyetur se çfarë mendon për ‘vëllazërinë e copëtuar’ Monika ka thënë: “Si ato lajmet që vriten vëllezërit për një rrip ujë”. Ndërkohë, pyetjes nëse beson në vëllazëri, ajo i është përgjigjur me ironi se “Dita-Ditës bindem për vëllazërinë”.

Ajo ka vazhduar ironinë e saj edhe kur është pyetur se përse nuk e ndjek Ilirin, duke shkruar: “Ku ta ndjek? Po ja dhe e ndoqa, po sikur të njoftojë Policinë ai, dal keq kot. Po deshe e ndjekim bashkë, e bëj për ty këtë”. Monika, Iliri dhe Sabiani patën një miqësi shumë të mirë gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP” deri në momentin kur aktorja zgjodhi në ‘zinxhirin e shpëtimit’ Beatrix dhe jo Ilirin. Ky ishte momenti kur miqësia mes tyre u prish dhe këngëtari e konsideroi si “tradhtare”.

Nga ana tjetër, Sabiani, gjatë intervistës së tij në emisionin “Më lër të flas”, u shpreh se ishte zhgënjyer nga personi, të cilin e konsideronte si vëlla. Sipas artistit, Iliri ka përfituar nga mirësia e tij. Kjo deklaratë bëri jo pak bujë pasi dukej se raporti i tyre po shkonte shumë mirë. Kur ishin në “Big Brother VIP” ata u bënë miq të ngushtë dhe ishin të pandarë. Madje, fjalia e Sabianit se Ilirit është “100 mijë euroshi im” u bë virale.

Teksa balerini vijonte garën, këngëtari bënte ‘fushatë’ për të. Ai takoi prindërit e tij dhe përcolli të bijën në aeroport. Pasi Iliri doli nga formati, ata u shoqëruan shpesh bashkë teksa nuk munguan postimet me njëritjetrin në rrjetet sociale. Mirëpo, pas deklaratës së Sabianit shoqëria e tyre është krisur dhe nuk janë parë më bashkë, madje Sabiani nuk ishte as në dasmën e Ilirit. Në një intervistë të fundit, këngëtari tha se deklarata e tij është keqkuptuar, pasi sqaroi se ata kanë përfituar nga njëritjetri dhe jo vetëm balerini.

© Panoramaplus.al