Françesko Totti prej kohësh shoqërohet me të dashurën e tij të re Noemi Bokin, pas ndarjes së bujshme me Ilari Blasin.

Së fundmi, ata kanë bërë daljen e tyre të parë zyrtare së bashku, pas shumë fotove nga paparacët, shfaqen së bashku në tapetin e kuq të “Goal Soccer Awards” në Dubai, me ish-kapitenin e Romës, që nuk ka frikë ta prezantojë në publik të dashurën e tij të re.

Ata u fotografuan nga e përjavshmja “Chi”, por çifti nuk ishin vetëm me ta ishte edhe Isabel, vajza e ish-legjendës së Romës dhe vajza e Noemi Bocchi.

Nga imazhet duket qartë se vajzat kanë marrëdhënie të mirë, aq sa janë kapur dorë për dore si dy mikesha të vogla.

Francesco Totti dhe Noemi Bocchi po ndërmarrin një hap tjetër në marrëdhënien e tyre. Çifti mësohet se do të jetojnë së bashku në një apartament të madh në veri të Romës, jo shumë larg qendrës.

© Panoramaplus.al

