16 Mars, 2019

Pas konfirmimit të lidhjes, Marsela dhe Vitmari ndërmarrin udhëtimin e gjatë për të takuar idhullin e tyre (FOTO)


Pak ditë pasi dy këngëtarët e njohur, Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha, konfirmuar lidhjen e tyre, ata kanë ndërmarrë një udhëtim në Holandë.

Çifti ka udhëtuar drejt Holandës për të takuar një nga artistët e preferuar të huaj. Është fjala për kitaristin e njohur australian, Tommy Emmanuel, i cili nuk kishte takuar asnjë shqiptarë para Marselës dhe Vitmarit.

“Udhëtuam gjatë e gjerë për të takuar, Ladies and Gentlemen maestro TOMMY EMMANUEL @tommyemmanuelcgp . Na kërkoi si mund të thoshte në Shqip “Thank You” sepse donte të na falenderonte meqë ishim të parët shqiptarë që ai takonte. Çfarë koncerti, çfarë emocioni, çfarë perfeksioni, çfarë inspirimi ❤❤❤❤ Faleminderit Maestro. Takimin me ty…një bekim për karrierën tonë.  Me @vitmarbasha”, shkruan Marsela në “Instgram”, teksa ka postuar edhe foton e takimit me Emmanuel.

© Panoramaplus.al