
Rita Ora dukej thjesht sensacionale teksa shijonte rrezet e diellit në ballkonin e hotelit të saj në Rio de Janeiro, Brazil. Këngëtarja 31-vjeçare shfaqi format e saj për tu patur zili teksa veshi një crop-top dhe pantallona të shkurtëra me kuadrate të bardha dhe jeshile.

Krijuesja e shumë hiteve gjithashtu mbante në kokë një shami që përputhej me setin teksa flokët i kishte stiluar me onde.
Rita dukej në humor të mirë teksa u pa duke bërë poza lozonjare, ndërsa një shoqe e fotografonte. Gjyqtarja e ‘The Masked Singer’ tregoi bukurinë e saj natyrale teksa ishte pa grim.


Kjo vjen pasi Rita elektrizoi sheshin ‘Skënderbej’ në koncertin që mbajti mbrëmjen e 6 shtatorit në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022”.
Ylli me origjinë shqiptare ndezi skenën së bashku me trupën e baletit, duke performuar hitet e saj ndër vite. Këngëtarja kishte veshur një ‘body’ të zi ku vihet re detaji i shqiponjës dykrenare përreth kraharorit dhe shpatullave të saj ndërsa balerinët kishin veshjet e tyre ngjyrë të kuqe, dy ngjyrat që simbolizojnë flamurin tonë shqiptar.

Pas koncertit ajo ka vijuar me angazhimet e saj të shumta dhe i është dashur menjëherë të largohet nga Shqipëri duke udhëtuar drejt Brazilit. Megjithatë, artistja me famë botërore ka dhënë edhe një mesazh të fundit para largimit.
“Më duhet ta them, ky ishte show më i mirë ndonjëherë. Faleminderit të gjithëve që erdhën për të më parë. Ishin 30 mijë-40 mijë veta mesa më thanë.”-tha ajo duke shtuar në shqip: “Mirupafshim, do rikthehem së shpejti. Faleminderit krejt që kishin ardhur. Ju dua shumë. Shihemi kur të vijë sërish.”
View this post on Instagram

