6 Gusht, 2022

Pas Kim, një tjetër nga motrat Kardashian i jep fund lidhjes me partnerin!


Pas ndarjes mes Kim dhe Pete Davidson, edhe lidhja Khloe Kardashian dhe partnerit të saj misterioz ka përfunduar!

Ylli i  Kardashians  nuk është më në një lidhje me investitorin privat me të cilin filloi të takohej në fillim të këtij viti, konfirmoi një burim për E! News më 6 gusht.

Lajmi vjen menjëherë pas ardhjes në jetë të fëmijës së dytë të Khloe dhe ish të dashurit të mëparshëm Tristan Thompson. Ata mirëpritën në jetë një djalë foshnje, nëpërmjet një gruaje surrogate.

Burimi tha se marrëdhënia e themelueses së Good American me investitorin, identiteti i të cilit nuk u bë kurrë publik, “ngadalë u prish gjatë javëve të fundit”.

Ndërkohë, “Khloe po shijon të qenit beqare me fokusin e saj të vetëm te të qenit nënë dhe punën e saj”, shtoi burimi. “Khloe është e hapur për të gjetur përsëri dashurinë nëse personi i duhur vjen në jetën e saj, por është vërtet e lumtur tani. Ajo nuk është në kërkim dhe nuk nxiton.”

Në qershor, E! Nees konfirmoi se Khloe po takohej me investitorin, i cili u prezantua me të nëpërmjet motrës së saj, Kim Kardashian, në një darkë disa javë më parë.

Sa i përket Tristan, “Nuk ka asnjë shans për pajtim”, tha burimi për E! Nees 6 gusht. “Khloe ka ecur plotësisht përpara dhe ka qenë shumë e qartë në këtë.”

© Panoramaplus.al