Këngëtari i njohur Ricky Martin muajin e kaluar njoftoi se ai dhe bashkëshorti i tij Yousef i kanë dhënë fund martesë së tyre 6-vjeçare.

Gjatë një interviste për “Telemundo” së fundmi këngëtari, ndër të tjera foli edhe për jetën e tij personale dhe divorcin nga partneri.

Ricky tregoi se kur publiku e mori vesh lajmin e ndarjes ata tashmë e kishin kaluar procesin e vështirë.
“Kur publiku e mori vesh, ne kishim kaluar vështirësitë”, u shpreh Martin.
Ndërsa tregoi se është i gatshëm që të rigjejë sërish dashurinë dhe të nisë një lidhje të re, teksa shtoi se i pëlqen që çdo mëngjes të zgjohet me puthje.
“Nuk po flas për të ardhmen e afërt, por më pëlqen të jem i dashuruar, më pëlqen të jem në një lidhje, më pëlqen të zgjohem në mëngjes për një puthje në mëngjes.”– tha këngëtari.
Përsa i përket mënyrës së si dy fëmijët e ish-çiftit e pritën lajmin e ndarjes së tyre, Rincy rrëfeu se ata kanë reaguar shumë mirë, pasi sipas tij fëmijët e tyre nuk i kanë parë ata asnjëherë duke u grindur.
“Fëmijët e tonë nuk panë kurrë një grindje mes meje dhe Jwan, sepse ne i zgjidhnim mosmarrëveshjet që kishim së bashku me një bisedë në dhomën tonë.”- tha Martin ndër të tjera.
Ndërsa shtoi: “Prandaj kanë reaguar. Na thanë “do divorcohesh? Po si do divorcohesh? Pse? Kështu që kur u thamë, ata thanë, ‘OK, a jeni të lumtur? A jeni mirë? Ky është vendimi juaj? Mos e bëni për ne, ne jemi mirë’”.

Ndonëse janë divorcuar çifti ruajnë akoma marrëdhënie shumë të mira me njëri-tjetrin, ndërsa disa javë më parë Ricky ka kërkuar kujdestarinë e përbashkët të dy fëmijëve të tyre.

© Panoramaplus.al

