5 Shkurt, 2019

Pas heqjes nga puna me një sms, ju prezantojmë me balerinën bukuroshe që zëvendëson Alesian (FOTO)


Një javë më parë bëri bujë largimi i Alesia Bamit nga puna si velinë e emisionit “Stop”.

Pavarësisht deklaratave nga të dyja palët, si nga Alesia dhe nga “Tv Klan” për këtë ngjarje, ajo që habiti të gjithë ishte se si brenda ditës e zëvendësuan atë me një tjetër velinë.

Pas largimit të Alesias, në vendin e saj ishte Gloria Meshi, e cila qëndroi për vetëm dy puntata dhe më pas është zëvendësuar përfundimisht nga një tjetër balerinë.

 

View this post on Instagram

 

#STOP⛔️? #tvklan ?? @onelda.shkjau ❤️

A post shared by |Tv Host| Stop⛔️⛏ (@aulona.l) on


Ajo është Aulona Limani nga Kumanova e Maqedonisë. 19-vjeçarja do të jetë tashmë pjesë e “Stop”, por rrugëtimi i saj në balet ka nisur që kur ishte 3 vjeçe.

Ndërkohë nga informacionet që ajo jep në rrjetet sociale, rezulton se ka eksperiencë edhe në këndim, ku që nga mosha 3-vjeçare u bë pjesë e festivaleve për fëmijë në Kumanovë, Shkup, Turqi, Kosovë, Serbi.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al