20 Gusht, 2022

Pas Hardwell një tjetër Dj me famë botërore vjen në Tiranë për “Sunny Hill”, ja për kë bëhet fjalë


Pas Hardwell një tjetër Dj me famë botërore do të vijë në Tiranë për “Sunny Hil festival.”

Bëhet fjalë për Dj Afrojack, emri i vërtetë i të cilit është Nick Leonardus van de Wall.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e “Sunny Hill” në Instagram ku shkruhet: “Sunny Hill prezanton me krenari superyllin e madh @AFROJACK ? Tiranë, JEMI GATI TË HARROJMË BOTËN me një nga artistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave të muzikës elektronike! ⚡️”

Deri më tani janë zbuluar emrat e disa artistëve të cilët do të performojnë në skenën e madhe. Disa ditë më parë u konfirmua pjesëmarrja e reperit të njohur Stormzy, emri i vërtetë i të cilit është Michael Ebenezer Kwadjo Omari Owuo Jr.

Edhe Action Bronson, reperi shqiptar me famë botërore do ti bashkohet Dafina Zeqirit, Tananai-t, Elgit Dodës, Dren Abazi-t, Mc Kreshësh, Mozzik dhe Getinjos dhe reperit italian Fedez në një prej 3 mbrëmjeve të eventit muzikor.

Gjithashtu dhe Dj e njohur: Hardwell, Regard, Merk & Kremont, Drop G dhe Kamelia do të performojnë ne festival.

Festivali ‘Sunny Hill’ në zemër të Tiranës në datat 26, 27 dhe 28 gusht.

© Panoramaplus.al