Fundjavën që lamë pas me mijëra faqe dokumentesh të paraqitura në gjyqin e Johnny Depp dhe Amber Heard u zbuluan.

Dokumentet e sapopambyllura të gjykatës në gjyqin për shpifje të Johnny Depp dhe Amber Heard përfshijnë pretendime se Heard i ka pranuar motrës së saj Whitney Henriquez se i ka prerë gishtin Johnny Depp.
Prerja e gishtit të Depp, e cila ndodhi gjatë një udhëtimi në Australi në vitin 2015, ishte një pjesë kyçe e gjyqit. Depp këmbënguli se Heard i hodhi një shishe me pije alkolike, duke i prerë atij majën e gishtit, por Heard e mohoi kategorisht këtë gjë gjatë gjyqit.

Raportet nga TMZ, The Neë York Post dhe të tjerë thonë se Jennifer Howell, ish-shefja e Henriquez në organizatën jofitimprurëse “The Art of Elysium”, dëshmoi në një deponim para gjyqit se Heard pranoi se ajo ishte përgjegjëse për prerjen e gishtit të Depp. Howell thotë se Heard ia bëri rrëfimin Henriquez-it, i cila më pas i tha Howell-it.

“Ajo ka prerë gishtin e Johnny Depp”, tha Howell duke iu referuar Heard.
Sakaq, motra e Amber shtoi duke treguar më shumë detaje të historisë: “Karrigen time e shtyva pas dhe fillova duke bërtitur dhe duke i bërë pyetje “Çfarë, i ke prerë gishtin?! Amber mbylli derën dhe tha: ‘Duhet të telefonoj dikë. Më duhet të telefonoj dikë’”.

Për arsyeje qartësie, Camille Vasquez e pyeti Howell nëse Henriquez i zbuloi asaj se kush ishin “ajo” dhe “ai” në deklaratën e saj. “Ishin Amber dhe Johnny. Ajo me sa duket kishte hedhur një shishe dhe preu gishtin e tij, është ajo që Henriquez raportoi kur ajo u kthye nga kushdo që fliste jashtë”, tha Howell.
Një pjesë e depozitimit të Hoëell u luajt gjatë gjyqit. Megjithatë, dëshmia e saj në lidhje me incidentin me gishtin nuk u përfshi.

Kujtojmë që pasi mbaroi gjyqi, juria i dha Depp-it 10.35 milionë dollarë dëmshpërplime për pretendimet se Heard kishte gënjyer në artikullin e saj të 2018 në ‘”Washington Post” ku bënte akuza për abuzim në familje.
Ajo u shpërblye me 2 milionë dollarë për pretendimet e saj se avokati i Depp bëri komente të rreme dhe të dëmshme për të.


