Një bashkëpunim tjetër mes Noizyt dhe Rozana Radit?! Kjo e fundit nuk e mohon këtë si mundësi në të ardhmen.

Pjesëmarrja e Rozana Radit në Pre-Partyn e koncertit ‘Alpha’ tërhoqi vëmendje të madhe, kjo pasi vite më parë u përfol se ka pasur një përplasje mes artistëve. Ata nuk janë parë prej vitesh bashkë dhe deklaratat që Rozana bëri asokohe nxitën dyshimet për një ftohje të raportit mes tyre. Tani që u konifrmua se nuk ka pasur asnjë konflikt, ndjekësit janë kuriozë nëse do të ketë një bashkëpunim mes Rozana Radit dhe Noizyt, pas këngës së njohur “Mr Yesteday.”
Por këngëtarja vendosi që të përgjigjet duke e përqendruar vëmendjen në koncertin e Noizyt, pa e mohuar mundësinë që në të ardhmen mund të ketë një bashkëpunim mes tyre.
“Kemi koncertin e Noizyt një herë. Di vetëm që do të jetë shumë madhështor”- shkruan Rozana në Instastory krahas një fotoje me reperin, duke iu përgjigjur pyetjes së ndjekësit nëse do të kenë bashkëpunim.

Vite më parë Rozi dhe Noizy ishin një dyshe shumë e dashur dhe sollën dy këngë bashkë. Por, gjërat u duke se ndryshuan dhe ata nuk u panë më bashkë. Madje, në një intervistë në 2017 e pyetur nëse i njeh këngët e Noizyt ajo tha: “Nuk jam e dhënë pas hip hop, por e dëgjoj. Më pëlqejnë këngët që ka nxjerrë Noizy kohët e fundit. Ne e kemi nisur më para muzikën, unë shumë kohë më para por edhe Noizy kishte këngë para se të këndonim bashkë, por boom-in e madh e patëm të dy bashkë. Ndaj në rep di vetëm dy këngë të Noizy-t, ato që ka bërë me mua”.
Mirëpo, në një intervistë të dhënë për ‘Prive’, këngëtarja mohoi që mes tyre të ketë patur përplasje, apo hatërmbetje. E pyetur nga gazetari nëse ka patur diçka që nuk shkonte mes tyre Rozana tha: “Jo, asnjëherë. Kemi patur dy bashkëpunime. Madje, ka qenë bashkëpunimi i parë i Noizyt dhe që atëherë karriera e tij filloi të ngrihej dhe unë jam shumë e lumtur që jam pjesë e suksesit të tij. E para, ka një humor që e karakterizon. Zor se e harron kur e ke mik dhe ata që nuk e kanë më mik, jam e sigurt që u mungon.”

Ajo i tha edhe publikisht këto fjalë për Noizyn. Në një postim në rrjetet sociale, Rozana foli me superlativa për reperin duke shkruar se ai o mbetet në histori. “Janë dy tipe artistësh: Ata që duan të mbeten në histori dhe ata që duan të mbeten në shtëpi. Artistët si ti Noizy nuk i kënduan një historie sepse është e bukur por sepse është e vërtetë! Mbrëmë kuptova që ti je tek ky profil, artisti i vërtetë. Mendoj që koncerti yt alpha nuk do jetë thjesht një koncert por një ngjarje për muzikën që ti bën.“-shkroi ajo për reperin teksa ai i shkroi: “Rozi je më e mira përgjithmonë”.
© Panoramaplus.al

