Pas fitores së Kampionatit Botëror me Argjentinën, Lionel Messi sapo theu një rekord tjetër në Instagram.

Postimi i tij me kupën në dorë është bërë fotoja më e pëlqyer në historinë e Instagramit. Imazhi më i pëlqyer deri më tani ishte ai me vezë ku numëronte 46.1 milionë pëlqime, por tashmë ajo mbetet pas me foton e futbollistit i cili ka grumbulluar mbi 57 milionë pëlqime.
View this post on Instagram
Messi e shoqëroi postimin me një mbishkrim ku shkruhej: “Kampionët e Botes. E kam ëndërruar aq shumë, e kam dashur aq shumë sa nuk mund ta besoj ende”.
“Faleminderit shumë për familjen time, për të gjithë ata që më mbështesin dhe gjithashtu për të gjithë ata që besuan në ne. Ne demonstruam edhe një herë se argjentinasit, kur luftojmë së bashku dhe të bashkuar, jemi të aftë të arrijmë atë që kemi vendosur të bëjmë. Merita i përket këtij grupi, që është mbi individualitetet, është forca e të gjithëve që luftojnë për të njëjtën ëndërr”, ka shkruar ai.
© Panoramaplus.al
View this post on Instagram

