26 Gusht, 2023

Pas dy muajsh së bashku këngëtarja e njohur i jep fund romancës me Bill Murray


Këngëtarja e njohur Kelis Rogers dhe ish-partneri i saj Bill Murray kanë vendosur ti japin fund romancës së dashurisë vetëm dy muaj pasi u lidhën.

Sipas një burimi për US Sun, ishte interpretuesja e hitit “Milkshake” ajo që i dha fund marrëdhënies me 72-vjeçarin.

Kelis dhe Bill e duan akoma shumë njëri-tjetrin, por gjërat thjeshtë nuk funksionuan.”– tha një burim i afërt me dyshen për gazetën.

Ndërsa vazhdoi: “Ata të dy kishin orare të ngjeshur dhe pas romancës dhe vendosën që të ndahen. Ata shpresojnë të mbeten miq, por gjithashtu po planifikojnë të vazhdojnë jetën e tyre.”

Kujtojmë që ndonëse dyshja nuk e konfirmuan asnjëherë lidhjen e tyre të dashurisë, disa javë më parë ata u panë duke hyrë së bashku në të njëjtin hotel.

“Ata u panë të dy në të njëjtin hotel dhe ai ka qenë aty për ta parë performancën e saj disa herë përpara se të shkonte në ‘Mighty Hoopla’”, thanë burimet për gazetën US Sun.

Ndërsa një mik i afërt me çiftin tha: “Ata janë të dy beqarë dhe po argëtohen pavarësisht diferencës së madhe në moshë që ata kanë me njëri-tjetrin.”

 

 

 

© Panoramaplus.al