Këngëtari i njohur Ricky Martin dhe piktori suedez Jwan Yosef së fundmi i kanë dhënë fund martesës së tyre gjashtë vjeçare.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë ish-çifti përmes në deklarate për mediat e huaja.
“Pas reflektimit të kujdesshëm, ne kemi vendosur t’i japim fund martesës sonë me dashuri, respekt dhe dinjitet për veten dhe fëmijët tanë, duke ruajtur dhe nderuar atë që kemi jetuar si çift në këto vite të mrekullueshme.
Dëshira jonë më e madhe tani është të vazhdojmë të mbajmë një marrëdhënie të shëndetshme familjare dhe një marrëdhënie të përqendruar në miqësinë tonë të vërtetë, duke marrë pjesë në rritjen e fëmijëve tanë.
Si gjithmonë, ne jemi mirënjohës për gjithë dashurinë dhe mbështetjen që kemi marrë gjatë martesës sonë. Jemi në paqe dhe qetësi të plotë ndërsa fillojmë këtë kapitull të ri në jetën tonë”- thuhej në deklaratë.
Mirëpo sipas DayliMail pas divorcit Ricky Martin po kërkon kujdestarinë e përbashkët të dy fëmijëve me bashkëshortin e tij.
Sipas disa dokumenteve të siguara nga Daily Mail, Martin do t’i ndihmojë financiarisht ish-bashkëshortin e tij Yosef si dhe tarifat e tij të avokatit.

Sipas Daily Mail, pasi dyshja bënë publike ndarjen e tyre, në rrjet qarkulluan lajme se para se marrëdhënia e tyre të ‘krisej’ ish-çifti ishin në një martesë të hapur.
Kujtojmë që 51-vjeçari është gjithashtu babai i dy djemve binjakë, Matteo dhe Valentino, të cilët ai i solli në jetë përmes një nëne surrogate përpara se të martohej me Yosef .


