Këngëtarja e famshme Adele ka ardhur në super formë pas divorcit. Ajo është fotografuar së fundmi në ditëlindjen e reperit Drake dhe nuk njihet.

31 vjeçarja duket mahnitëse e veshur me fustan të zi mjaft elegant e shik.
Fotot nga mbrëmja i ka ndarë me adhuruesit e saj vetë këngëtarja në ‘Instagram’.
Duket se Adele e ka harruar plotësisht ish-bashkëshortin Simon Konecki dhe po përflitet për një lidhje të re me reperin e njohur Skepta.


