10 Qershor, 2020

Pas divorcit, blogerja zbulon se është shtatzënë me djalin 15 vite më të vogël të ish-bashkëshortit: U lodhëm duke e fshehur, do martohemi


Një blogere ruse ka zbuluar se është shtatzënë me djalin e ish-bashkëshortit të saj.

Marina Balmasheva njoftoi pak kohë më parë se ishte fejuar me të dashurin 20-vjeçar Vladimir, pak kohë pasi u nda babai i tij Alexey, 45 vjeç, me të cilin ishte martuar për 10 vite.

Ajo publikoi një video në Instagram për të ndarë me ndjekësit lajmin se është në pritje të fëmijës së parë me Vladimir.

35-vjeçarja mbante në dorë testin e shtatzënisë dhe qëndronte e përqafuar me djalin e ish-bashkëshortit të saj.

Marina tregoi se ajo dhe Vladimir do të martohen për shkak të foshnjës që do të vijë në jetë.

“Jam lodhur duke e fshehur. Çdo gjë është e mundur në këtë botë. Kemi vendosur që të martohemi,”– tha shkroi ajo.

Marina raportohet se birësoi të 5-të fëmijët e ish-bashkëshortit të saj kur ishin bashkë.

Muajin e kaluar u kritikua në rrjetet sociale pasi publikoi foto me Vladimir kur ai ishte vetëm 7 vjeç.

 

© Panoramaplus.al