Këngëtarja e njohur Eni Koçi prej disa vitesh ishte shkëputur nga muzika por duket se shumë shpejt ajo do të rikthehet me projekte të reja muzikore.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë, artistja e cila ka zbuluar gjatë një pyetësori me ndjekësit se po punon për disa këngë të cilat do të publikohen së shpejti.
“Tashmë i jam kthyer punës në studio dhe po punoj me projektet e reja që do të publikohen së shpejti”, u përgjigj Eni mes shumë pyetjeve të cilat kishin të bënin me rikthimin e saj në muzikë.

Kujtojmë se këngëtarja ka kurorëzuar dashurinë e saj disa vjeçare në martesë me artistin Genc Prelvukaj me të cilin ndan dhe vajzën e tyre disa muajshe, Adea.
© Panoramaplus.al
