Partnerja e re e Kanye West, Bianca Censori, ka konfirmuar se ata kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.

Prej disa muajsh tashmë, në rrjet kishte qarkulluar lajmi se reperi i njohur u martua në fillim të këtij viti në një ceremoni private.
Dasma e përfolur erdhi vetëm dy muaj pasi themeluesi i “Yeezy” finalizoi divorcin nga Kim Kardashian.
Teksa çifti u lanë mënjanë për statusin e tyre të martesës, një video e postuar këtë fundjavë nga një përdorues i TikTok-ut tregon Biancan teksa t’i referohej 45-vjeçarit si ‘burri’ i saj.

Përdoruesi i llogarisë së mediave sociale filmoi një bisedë me australianen në një dyqan në Los Angeles ku më pasi kërkoi dhe numrin e saj.
Por Bianca i tha se nuk do ishte në gjendje tja jepte numrin sepse ishte e martuar.
@gratefulboynuee Yea Married To Kanye ? #fyp #omg #beauty #ye #foryou #rizz #famous #trending ♬ original sound – Nueskii
Bianca iu bashkua kompanisë Ye’s në nëntor 2020, por nuk dihet se sa kohë janë njohur me njëri-tjetrin.
Krijuesi i hitit “Gold Digger” ka qenë i martuar me Kim nga viti 2014 deri në nëntor të vitit 2022. Ata ndajnë së bashku katër fëmijë: North, Saint, Chicago dhe Psalm.


