9 Nëntor, 2022

Pas disa javësh negociata, arrihet marrëveshja mes Shakirës dhe Pique! Ja çfarë do të ndodhë me fëmijët e tyre


Shakira do të transferohet në Miami vitin e ardhshëm së bashku me fëmijët, si pjesë e marrëveshjes së arritur me futbollistin dhe avokatët e tyre pas takimit 12-orësh.

Pique vendosi dje të sakrifikonte për të mirën e fëmijëve,  firmosi fundin e një negociate të mundimshme dhe të pafundme.

Milani dhe Sasha do të fillojnë sezonin e ardhshëm shkollor në shkollën që nëna e tyre tashmë ka gjetur për ta në Miami. Pas takimit, avokatët e ish-çiftit kanë konfirmuar për mediat se kanë arritur të arrijnë një marrëveshje me një deklaratë: “Të dyja palët janë të lumtura”, thanë ata.

Por ashtu, ata kanë sqaruar se në orët në vijim do të publikohet një deklaratë në të cilën do të shpjegohen të gjitha detajet e marrëveshjes.

Legjenda e Barcelonës , Gerard Pique dhe këngëtarja Shakira bënë një bujë të madhe në media kur zbuluan se i kishin dhënë fund lidhjes së tyre 12-vjeçare.

 

Ata kanë dhënë një deklaratë ku shprehen se objektivi i tyre është të garantojnë mirëqenien e Milan dhe Sashës. Pique ka rënë dakord që Shakira së bashku me dy fëmijët të jetojnë në Majami.

 Deklarata nga Zherard Pique dhe Shakira:
 “Ne duam të komunikojmë se kemi nënshkruar një marrëveshje që garanton mirëqenien e fëmijëve tanë dhe se ajo do të ratifikohet në gjykatë , si pjesë e një procedure thjesht formale. Objektivi ynë i vetëm është t’ju ofrojmë sigurinë dhe mbrojtjen më të madhe dhe ne besojmë se privatësia do të respektohet. Vlerësojmë interesin e treguar dhe shpresojmë që fëmijët të vazhdojnë jetën e tyre me privatësinë e nevojshme, në një mjedis të sigurt dhe të qetë”, përfunduan ata.

www.albawaba.com/sites/default/files/2022-07/ookic...

© Panoramaplus.al