11 Dhjetor, 2022

Pas dështimit të historisë me Tean, Beart Rexhepi fejohet me vajzën misterioze


Për nga mënyra si u zhvillua, lidhja e Beart Rexhepit dhe Tea Trifonit bëri një bujë të madhe në rrjet.

beart rexhepi7

Me anë të një fotoje në borë, ish-konkurrentja e “Për’puthen” zgjodhi të konfirmonte lidhjen e saj me Beartin pak ditë pasi kishte dalë çift me Andi Shehin nga emisioni i dashurisë.

tea trifoni (1)

Si një program që ndiqej nga shumë persona kjo ngjarje u konsiderua si një “tradhti” ndaj publikut, duke iu lënë të besohej diçka që nuk ekzistonte. Mirëpo sot kur ka kaluar kohë nga ai moment, Bearti ka zyrtarizuar lidhjen e tij.

tea trifoni beart rexhepi (4)

Dhe kur themi zyrtarizuar flasim për një fejesë. Në rrjetet e tij sociale, djali nga Peja ka bërë publike propozimin romantik të partneres, duke u shprehur “Ajo tha po”.

 

Vetëm rreth 3 muaj nga kjo lidhje e re, Bearti ka vendosur tashmë të fejohet, duke hedhur një hap tjetër në jetën e tij private.

beart rexhepi5

Ndonëse më i dashuruar se kurrë, djali nga Kosova ka preferuar mos t’ia tregojë imazhin partneres së re, duke preferuar ta lërë atë një personazh enigmatik.

beart rexhepi3

Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi ishin një ndër çiftet e “Për’puthen” që shkaktuan shumë zhurmë dhe reagime nga ana e publikut.

tea trifoni beart rexhepi (6)

Kjo sepse ata u bënë bashkë jashtë emisionit pavarësisht se gjithçka nisi aty brenda.

tea trifoni beart rexhepi (1)

Pasi Tea doli me Andi Shehun nga programi, në rrjet qarkulluan fotot e saj duke u puthur me Beartin.

tea trifoni beart rexhepi (3)

Ndonëse u kritikuan pafund, dyshja vazhdoi të qëndronte bashkë e të publikonte foto e video nga përditshmëria e tyre me ndjekësit në rrjete sociale.

melisa lleshi andi shehu, tea trifoni, beart rexhepi (6)

Por shpejt kjo dyshe i dha fund historisë së tyre pasiononte, duke vijuar me një sërë akuzash dhe thumbash mes njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

beart rexhepi1 beart rexhepi2 beart rexhepi3 beart rexhepi4 beart rexhepi6

© Panoramaplus.al