4 Qershor, 2019

Pas deklaratës se donte burrë shqiptarë, modeles seksi i dërgojnë mesazhe për martesë (FOTO)


Lorena Haliti është modelja me origjinë shqiptare, e cila prej kohësh po korr sukses në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dy ditë më parë ajo ishte e ftuar në emisionin “E Diell”, ku tha se kishte dëshirë të gjente burrë shqiptar. Madje ajo mësoi se është rritur me tradita dhe se dinte të bënte pite e të lante enët.

“Po traditat shqiptare i kam mësuar. Për shembull çajin di ta bëj, tani kam mësuar të bëj edhe piten, edhe enët di me i la. S’ka lidhje nëse je modele a jo, rëndësi ka si të ka rritur familja, kulturën edhe traditën e shqiptarëve nuk e harroj dhe nuk e lëshoj”, është shprehur Lorena.

Pas kësaj deklarate që bëri menjëherë bujë, duket se modeles seksi i kanë shkruar shumë djem shqiptarë në profilin e saj në “Instagram”.

Lorena ka vendosur që të publikojë njërin prej këtyre mesazheve, në të cilin shkruhet: “Përshëndetje pash që po kërkoni burrë shqiptar, plus je mësuar të besh pite, atëherë pse mos të flasim unë dhe ti. Do ishim çifti perfekt. Ps: Pite më hahen shumë, kurse për bukurin dhe mençurin tënde s’ka koment”.

Ndërkohë Lorena e ka shoqëruar postimin e saj me disa emoji të qeshurash, dhe gjithashtu thotë “boll”, duke nënkuptuar që mos t’i shkruajnë më mesazhe të tilla.

© Panoramaplus.al