Pasditen e djeshme, Graniti dukej sikur u vu në shënjestër të banorëve të tjerë të shtëpisë së “Big Brother VIP”, pasi mes tyre pati debate të forta. Ai foli për afërsinë me Fifin dhe se sa e ka penalizuar kjo gjë në lojën aty brenda. Madje vetë këngëtarja i kërkoi Canës që të mos i fliste më për këtë arsye.

Ndërsa banorët këmbëngulnin që ai të shkëputej nga artistja dhe të shijonte pak më shumë i vetëm këtë eksperiencë, Graniti ju është përgjigjur duke u thënë se të gjitha veprimet e tij kanë ardhur si pasojë e faktit se nuk ka dashur ta mërzisë Fifin, apo dikë tjetër në shtëpi.
Kjo situatë aspak e këndshme për ish-futbollistin, i cili ka treguar se është një person i qetë, e ka nxitur të marrë një vendim drastik. Ai nisi të bënte gati valixhe për t’u larguar nga “Big Brother VIP”.
Gjatë këtij momenti, Sabiani dhe Iliri ishin ndër banorët që i shkuan nga pas për ta qetësuar në mënyrë që të mendonte pak më me gjakftohtësi. Edhe pse ish-futbollisti nuk doli jashtë, Fifi është ndjerë shumë keq nga situata e shkaktuar “prej saj” dhe shpërtheu në lot. Pranë saj qëndruan Monika dhe Sabiani për ta qetësuar.
Gjatë lojës së sinqeritetit, Fifit iu bë pyetja se çfarë do të kishte dashur të ndryshonte në rrugëtimin e tij në “BBV”. Konkurrenti tha se nuk do donte të kishte krijuar një raport aq të afërt me Fifin.
Pjesë nga biseda:
Fifi: Ça kishe dasht me ndryshu mrena shpisë?
Granit: Nëse kisha dasht, kisha mujt me ndryshu thjesht kjo puna që më ka penalizu që jam tu e vujt, por që prapë se prapë i rri pas asaj që kam thënë.
Fifi: A munesh me kon ma i qartë?!
Granit: Kjo puna me ty që jena kon shumë të lidhun, që më ka penalizu. Por që më duket tash është pak vonë. Ishalla do Zoti munem me ndreq diçka.
© Panoramaplus.al
