8 Dhjetor, 2022

Pas dasmës madhështore, Armina Mevlani po planifikon të bëhet me fëmijë? Moderatorja flet hapur


Dasma e vitit mund të quhet pa frikë ajo e Armina Mevlanit dhe e Shkëlzen Berishës. Çifti i dha fund zyrtarisht beqarisë pas gati 10 vite marrëdhënie dashurie.

Festa mori të gjithë vëmendjen e çiftit që organizoi gjithçka vetë në një ceremoni totalisht tradicionale. Mirëpo pas dasmës madhështore çifti duket se janë gati të ndërmarrin hapin e radhës, të bëhen me një fëmijë.

Kështu la të nënkuptohej  Armina gjatë programit “Goca dhe Gra”. Moderatorja u ngacmua nga koleget e saj të cilat e pyetën nëse ka nisur të kërkojë për emra fëmijësh, mirëpo i habiti të gjithë me përgjigjen e saj:

“Emrat i kam gjetur në moshë shumë të vogël sepse jam e fiksuar me emrat, por tani pas martesës dihet se çfarë vjen”.

Kujtojmë se partneri i blogeres nga martesa e tij e parë është babai i  dy fëmijëve, Medinës dhe Lajdonit.

Madje disa kohë më parë, në program u diskutua mbi marrëdhënien e me fëmijët e partnerëve. Sigurisht Armina tregoi eksperiencën e saj, duke u shprehur se nuk pretendon të jetë një nënë për to.

 “Unë i kam njohur që 9-vjeç.. jo absolutisht, nuk pretendoj më shumë, madje kam marëdhënie shoqërore me të, i jap këshilla, bëjmë qef. S’mund t’i bëhem mama, se mamanë e kanë, absolutisht,”- u shpreh asokohe Armina.

© Panoramaplus.al