Ish-banorja e Ferma VIP2 Nur Al Khazal, së fundmi u shfaq në rrjetet e saj sociale teksa po kalonte disa pushime relaksuese me shoqen e saj në Dubai.

Mirëpo duket se jo çdo gjë ka shkuar mirë për të pasi ajo ka pësuar një lëndim në hundë.
Sipas “Prive”, mësohet se asaj i është dashur të kryejë një ndërhyrje në hundë për herë të dytë, teksa herën e parë ajo kishte kryer një operacion për efekt estetik.
Nga vetë Nur, nuk ka asnjë reagim lidhur me këtë situatë deri më tani, ajo vazhdon të postojë momente nga jeta e saj në rrjetet sociale, por pa e shfaqur fytyrën momentalisht.
Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë ajo u largua nga Ferma Vip2 si fermerja më pak e votuar nga publiku.
© Panoramaplus.al
