Ka pak kohë që reperi, Stresi, u la i lirë dhe doli nga burgu. Ai ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak se i dha fund lidhjes me bashkëshorten e tij, Keisin.

Pas ndaljes nga qelia, duket se Stresi i është futur punës seriozisht dhe pak ditë më parë publikoi një këngë të re. Madje duket se karriera e tij po ecën mjaft mirë dhe se po shijon suksesin e tij.

Së fundmi, reperi ka publikuar disa video në “Instastory”, ku shfaqet duke i dhënë makinës, teksa në dorë mbanë një tufë të madhe me lekë.

Ndërsa në një tjetër imazh, ai pretendon se po flet në telefon me tufat e lekëve, duke i kërkuar dikujt që t’i shkojë në lagje për t’u takuar.


