19 Qershor, 2023

Pas ceremonisë martesore private në Itali, Arbana Osmani publikon foton e parë pas dasmës


Këtë fundjavë që lamë pas Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Çifti organizuan një dasmë madhështore që u mbajt në Toskanë të Italisë.

Ata preferuan që ditën e tyre më të rëndësishme ta shijonin në privatësi duke mos lejuar as të ftuarit të bëjnë foto apo video gjatë celebrimit.

Edhe vetë Arbana e Eduarti nuk postuan asgjë gjatë mbrëmjes së djeshme. Mirëpo pas përfundimit të dasmës, moderatorja ka vendosur të postojë foton e parë në Instagramin e saj.

Ajo ka fotografuar djalin e madh, Jonin dhe mbesën teksa janë ulur në një ambient që duket se i përket vendit ku u zhvilluar dasma.

© Panoramaplus.al