16 Nëntor, 2021

Pas ceremonisë madhështore të dasmës, zbulohet se partneri i Paris Hilton është baba i një vajze 9-vjeçare: E ka takuar vetëm një herë


Paris Hilton u martua me bashkëshortin e saj Carter Reum në një dasmë madhështore që zgjati për 3 ditë.

paris-hilton-four-dresses

Pas ceremonisë së martesës, është zbuluar se partneri i trashëgimtares miliardere është babai i një vajze, të cilën e ka kaluar vetëm 1 herë që kur ajo lindi 9 vite më parë.

Mësohet se nëna e vajzës është ylli i televizioneve, Laura Bellizzi, e cila jeton në Kaliforni së bashku me fëmijën.

Paris Hilton and Carter Reum 1

“Carter e mbështet fëmijën e tij financiarisht, por nuk kanë një marrëdhënie tradicionale baba e bijë. Ai e ka financuar që kur lindi dhe vazhdon ta bëjë”, tha një zëdhënës i biznesmenit.

Milioneri mësohet se ka nënshkruar një dokument ku pranon se është babai i fëmijës, megjithëse nuk ka bërë kurrë një test atësie.

Paris Hilton and Carter Reum

Sipas burimeve, vajza e vogël është mërzitur teksa pa dasmën e babai të saj dhe ndihej “e lënë jashtë jetës së tij”.

“Gjithashtu ajo pa artikuj të Paris dhe Carter ku flisnin për krijimin e një familjeje. U ndie e refuzuar, dëshiron të ketë një marrëdhënie baba e bijë me të”, shtoi burimi.

Reum ka një pasuri me vlerë rreth 40 milionë dollarë.

Paris Hilton and Carter Reum 3

“Vajza është në një moshë ku dëshiron të dijë kush është dhe nga vjen, është e rëndësishme që ai ta ndihmojë me këtë. Nuk bëhet fjalë për Reum apo nënën, por për vajzën. Ajo ka shumë dashuri për të dhënë, dhe këtë dashuri dëshiron t’ia japë të atit, familjes së tij apo kujtdo që ai zgjedh të dojë.”

Hilton dhe Reum u martuan në pronën e gjyshit të saj të ndjerë në Bel Air më 11 nëntor, me rreth 200 të ftuar.

Festa zgjati për 3 ditë dhe më pas çifti u nisën për muaji mjalti.

/Panoramaplus.al

Paris Hilton and Carter Reum 2paris hilton (10)paris hilton (2)paris hilton (2)paris-hilton-wedding-dresses524_paris-hilton-four-dresses512_paris hilton (12)paris hilton (9)paris hilton (7)paris hilton (5)paris hilton (3)paris hilton (1)paris hilton (1)

© Panoramaplus.al